Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Tap” lidh Shqipërinë me Italinë: Përfundon seksioni nënujor prej 105 km gazsjellës

Gazjsellësi transadriatik ka përfunduar një tjetër etapë të rëndësisishme; atë të përfundimit të seksionit detar, pra të lidhjes me tubacione nënujore të Shqipërisë dhe Italisë.

Ky seksion është 105 kilometra i gjatë, përmban 9 mijë tuba me një diametër prej 91 centimetrash secili.

Njoftimin e ka bërë vetë konsorciumi, që ndër të tjera thotë se procesi i sapo-përfunduar përfshin edhe testimin e infrastrukturës nënujore.

Puna për këtë fazë të projektit filloi në mes të muajit janar.

Vetëm disa ditë më parë, kompania filloi futjen e sasisë së parë të gazit natyror në tubacionet në Shqipëri, me qëllim testimi.

Gazsjellësi i cili ka një rëndësi strategjike të veçantë për vendin tonë pritet të përfundojë brenda këtij viti për të filluar me transportimin e gazit nga Azia në Europë, duke filluar prej fillimit të vitit të ardhshëm.

Gazeta Tema,  11.06.2020