Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet ferma eolike më e madhe në botë

Është hapur zyrtarisht parku më i madh eolik në botë i ndërtuar në det të hapur. I vendosur në detin irlandez, parku ka një kapacitet total prej 659 megavat dhe është i aftë të furnizojë me energji pothuajse 600 mijë shtëpi në Britaninë e Madhe.

Ferma eolike Walney Extension ka 87 turbina dhe mbulon një sipërfaqe të barabartë me rreth 20 mijë fusha futbolli. Orstet, grupi danez i energjisë   zotëron 50 për qind të projektit, ndërsa PFA dhe PKA zotërojnë nga 25 për qind secila.

“Mbretëria e Bashkuar është një lider global në energjinë e erës dhe Walney Extension tregon historinë e pabesueshme të suksesit të industrisë”, tha përmes një deklarate Mattheë Wright, drejtor menaxhues i Orsted.

Ndërkohë, shtoi se projekti i kompletuar me kohë dhe brenda buxhetit shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt vizionit të Orsted për një botë që shkon tërësisht drejt energjisë së rinovueshme.

Europa është një ‘lojtar’ shumë i rëndësishëm në sektorin e energjisë së erës në det, ku numëron më shumë se 4 mijë turbina me erë në 11 vende, sipas Wind Europe.

Scan Tv,  06.09.2018