Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bashkia Tiranë: Ndriçim i ri në rrugën Mihal Grameno

I gjithë blloku i banesave që shtrihet përgjatë rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Budi” në Njësinë nr.2 është kthyer në një nga lagjet model të Tiranës.

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, sipas së cilës punimet e kryera së fundmi, në rindërtimin e këtyre rrugëve, por edhe në sistemimin e mureve rrethuese dhe trotuareve i ka dhënë banorëve të kësaj lagje jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë siguri në lëvizje.

Kështu, pas punimeve në trupin e rrugës, ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë kanë nisur edhe zëvendësimin e gjithë rrjetit të ndriçimit.

Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për ta bërë rrugën të dukshme dhe të sigurtë si ditën ashtu edhe natën.

Balkan Web,  30.08.2018