Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Investim për 225 familje në Malishevë

KEDS zgjeron dhe përforcon rrjetin për 225 familje në Dragobil të Malishevës

Janë 225 familje dragobilase që do të kenë energji elektrike shumë më kualitative dhe satabile nga investimi i radhës nga KEDS. Me këtë investim tani është rritur edhe cilësia e jetës së banorëve në këto anë.

Gjatë implementimit të këtij projekti KEDS ka vendosur dy trafo të reja me një kapacitet prej 250 kVA dhe janë riparuar tri trafot ekzistuese, që plotësojnë nevojat energjetike për konsumatorët e kësaj ane. Shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendesuar me të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) që kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero. Natyrisht që edhe janë zvogëluar edhe humbjet teknike.
Ky investim është i mirëseardhur për banorët e fshatit, e sidomos për bizneset.

Një prej tyre është edhe kompania për prodhimin e kubëzave betonike që përdoren në ndërtimtari dhe veprimtari të ndryshme. Pronari i NTSH “Neziri”, Behxhet Paçarrizi, shprehet tepër i kënaqur me punën e KEDS-it në fshatin e tyre.

“Shtyllat kanë qenë tepër të vjetra dhe tensioni shumë i ulët dhe kemi pasur shumë, shumë probleme. Rrymë ka pasur, por nuk kemi mundur ta shfrytëzojmë. Tani largpërçuesi 10 kV është ofruar më afër dhe na ka hyrë në punë jo vetëm neve, por edhe bizneseve të reja në këtë anë.

Fshati është rritur shumë dhe me këtë janë rritur edhe kapacitet për rreth 200 shtëpi në këtë zonë. Tash është tensioni 220 V dhe gjithçka është në rregull. I jemi mirënjohës KEDS-it që ka na bërë zgjidhje”, ka thënë Paçarrizi.

Banorët e fshatit thonë që ky investim ua ka lehtësuar shumë punët.

Edhe Vahide Paçarizi, falënderon KEDS-in për punën dhe mundin që kanë bërë për ta.

” Fëmijët kanë qenë të rrezikuar sa herë që ecnin nëpër oborr prej telave të shtrirë përtokë. Si u nalte rryma na u nalshin krejt puntë. Tash KEDS është duke punu shumë mirë dhe po ecim përpara. Falënderojmë kompaninë për punën dhe mundin që ka bë për ne,” ka përfunduar zonja Vahide.

KEDS po vazhdon me investime, dhe tashmë ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime anekënd Kosovës.

energjia.al  30.07.2018