Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ambasada Amerikane nxjerr në ankand makina e gjeneratorë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të zhvillojë sot një ankand online për shitjen e tre automjeteve, 11 gjeneratorëve elektrikë dhe një piruni për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.

Regjistrimi për ankandin online është mjaft i thjeshtë për të gjithë të interesuarit që duan të blejnë mallrat e 16 loteve.

10 nga gjeneratorët janë në gjendje pune dhe nisin nga çmimi fillestar prej 10 mijë lekësh.

Një automjet pasagjerësh “Ford Explorer” i vitit 2006 nis nga vlera 30 mijë lekë për shkak se ka nevojë për riparime. Një tjetër automjet “Ford Escape” në gjendje pune nis nga 200 mijë lekë, ndërsa autovetura “Volkswagen Golf VI” nis nga 150 mijë lekë. Ndërkohë që të tre këto automjete janë pa doganë, krahas riparimeve të tjera të nevojshme.

Piruni në shitje nis nga vlera 10 mijë lekë, ndërsa në ankand janë edhe disa goma të papërdorura të prodhimeve të ndryshme,  të cilat nisin nga çmimi fillestar 1 mijë lekë.

Procedura e ankandit është e zakonshme për shitjen e mallrave që nuk nevojiten më nëpër Ambasadat e SHBA në të gjithë botën.

Scan Tv,  25.07.2018