Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol Publikon Ankandin Për Shitjen E 48.000 Ton Naftë Bruto

Shoqëria Albpetrol sh.a. ka publikuar ankandin për shitjen e naftës bruto në sasinë 48.000 ton.

Vendi i zhvillimit të ankandit është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë. Ndërsa afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është data 10.07.2020, ora 11:00.

Më poshtë gjeni detajet dhe linkun:

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.
2. Data e zhvillimit të ankandit: 10.07.2020, ora 11:00.
3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.
4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 48,000 ton.
5. Afati i evadimit: 5 (pesë) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 48,000 ton.

Linku i detajeve të ankandit

energjia.al  07.05.2020