Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët: Grevë nëse nuk miratohet statusi

Edhe pse pa leje nga Policia e Tiranës minatorët në pension protestuan këtë të mërkurë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, përpara Kryeministrisë, nga ku i kërkuan qeverisë miratimin e statusit të minatorit. Policia e kryeqytetit i ktheu përgjigje refuzuese Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë për këtë tubim, ku përmes një shkrese argumentonte se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë.

Protesta e paligjshme, shoqërohen dy minatorë
Por edhe pse policia nuk kishte dhënë leje, minatorët u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare. Kjo solli shoqërimin në komisariat të dy prej tyre, Nikolle Gjoka dhe Tafe Koleci në cilësinë e organizatorëve të tubimit. Pas kësaj proteste, minatorët në pension paralajmëruan nisjen e një greve urie nga dita e martë e javës së ardhshme nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria.

Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon.

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.

Shqiptarja.com  06.06.2018