Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH: Rregullore për qarkullimin në tunelin e HEC Komanit

Gjatë viteve të fundit në liqenin e HEC Koman është rritur ndjeshëm aktiviteti transportues i mallrave dhe udhëtarë (veçanërisht turistëve gjatë sezonit veror) përmes mjeteve lundruese (traget/varka) me motor që lëvizin nga kalata e trageteve pranë digës së HEC Koman, në itinerarin Koman-Dushaj/Fierzë dhe anasjelltas. Për të arritur në kalatën e trageteve, përdoruesit (automjetet/udhëtarët) përdorin objektet hidroteknike të HEC Koman (Rruga e Shërbimit Tuneli i Veprës së Marrjes).

Për arsye të rritjes së fluksit të udhëtarëve dhe përdorimit të objekteve hidroteknike të HEC Koman për transportin ujor, automjetet qëndrojnë në kalatën e trageteve, tunel, rrugë shërbimi, duke bllokuar lëvizjen në tunel dhe përgjatë rrugës dhe duke i kthyer këto objekte hidroteknike të HEC Koman në të padisponueshëm për operim efektiv dhe të sigurt, pasiguri e cila rrit ndjeshëm nivelin e rrezikut dhe mundësinë e cenimit të veprave në aspektin e sigurisë fizike, të operimit dhe asaj teknike.

Duke vlerësuar faktin se:

– bëhet fjalë për të vetmin segment rrugor shërbimi nëpërmjet të cilit arrihet nën-objektet e digës së HEC Komanit;

– ky aks është i vetmi segment rrugor nëpërmjet të cilit bëhet i aksesueshëm transporti ujor i automjeteve dhe udhëtarëve (përmes  mjeteve lundruese (traget/varka) me motor që lëvizin nga kalata e trageteve pranë digës së HEC Koman në itinerarin Koman-Dushaj/Fierzë dhe anasjelltas; dhe

– në kushtet kur fluksi gjithnjë e në rritje i automjeteve që përdorin transportin ujor në liqenin e Komanit sjelle për pasojë bllokimin e  lëvizjes në tunel dhe përgjatë aksit ç`ka i bën këto objekte hidroteknike të HEC Koman të padisponueshme për operim efektiv dhe të sigurt.

Shoqëria KESH sh.a si subjekti i ngarkuar me përgjegjësinë e administrimit të HEC-it Koman në të gjithë objektet dhe territorin e tij, territor në të cilin bën pjese edhe segmenti i kalimit në fjalë (referuar VKM 122/2004), e vlerëson të domosdoshme disiplinimin e kalimit në aksin rrugor “Ura e Drinit – Tunel – Kalata e Trageteve” në HEC Koman.

Nisur nga sa më sipër shoqëria KESH sh.a ka miratuar një rregullore e cila së bashku me infrastrukturën e ndërtuar nga KESH do të ndihmojë në përdorimin me sa më efikasitet të këtij segmenti si dhe sjell një qasje të re për zonën në kushtet ku mënyra se si menaxhohet ky aks rrugor jep impaktin e parë vizual por edhe praktik për një zonë turistike si ajo e liqenit të Komanit.

Sa më sipër mendojmë se është i nevojshëm bashkëpunimi si nga qytetarët ashtu dhe nga subjektet tregtare që ushtrojnë aktivitet tregtar lokal, në mënyrë që kjo rregullore të  njihet nga të gjithë pasi kjo e fundit do të jetë e detyrueshme për të gjithë përdoruesit e  aksit objekt i rregullores duke filluar nga data 11 Qershor 2018.

Në përfundim, si pjesë e përgjegjshmërisë sociale të korporatës por edhe bashkëpunimit të vazhdueshëm më institucionet vendore por edhe bizneset e zonës për çështje që na kanë shqetësuar, ju ftojmë që më datë 06.06.2018, ora 11:00, të merrni pjesë në takimin që do zhvillohet në HEC Koman me palët e interesuara nga ku do të prezantohet rregullorja në vijim.

FALEMINDERIT!

energjia.al  01.06.2018