Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova mundësi prodhimi të energjisë me erë

Sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu (OEK), ka vizituar kompaninë “Air Energy” me seli në fshatin Kika në Komunën e Kamenicës, me ç`rast sot filloi edhe vendosja e nëntë turbinave me kapacitet 3.6MGW për prodhimin e energjisë nga era.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se investimet e tilla janë të mirëseardhura për Kosovën. “Ky investim hap perspektivë edhe për shumë investime për Kosovën. Ne presim që të ketë edhe investime të tjera në sektorin energjetik dhe në prodhimin e energjisë elektrike alternative”, deklaroi Gërxhaliu.

Sipas tij biznesi është ai që po e mban Kosovën. “Kemi ardhur këtu që të japim përkrahje dhe zërin e biznesit të e dërgojmë tek institucionet e Kosovës”, tha ai.

Gërxhaliu vlerësoi se ky investim është lajm i mirë për Kosovën. “Ky projekt duhet të jetë vazhdimësi e projekteve të tjera që duhet të realizohen në kordinim me qeverinë dhe institucionet e tjers të Kosovës”, deklaroi ai.

Kreu i OEK-ut Gërxhaliu vlerësoi se Kosova me prodhimin e energjisë me erë po plotëson njërin ndër kushtet e Bashkimit Evropian për prodhim nga era. “Kjo është një dëshmi se Kosova ka kushte dhe ambient ku mund të zhvillohet dhe prodhohet energjia alternative”, tha ai.

Ndërsa Tuncer Baltaci nga kompania “Guriç”, tha se kanë pasur mbështetje nga komuniteti lokal. “Ky është një vend shumë i mirë për të pasur prodhim të energjisë elektrike nga era”, tha ai.

Edhe pronari i kompanisë “Eurometal”, Njazi Musliu tha se projekti ka rëndësi multi sektoriale. “Ky projekt ka shumë rëndësi për Kosovën dhe sektorin privat. Ne si kompani e përpunimit të metaleve jemi të gatshëm të japim kobtributin tonë. Ne i kemi të parakushtet për të qenë pjesë e projekteve të tilla që kanë rëndësi për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punë”, tha Musliu.

Sipas Musliut duhet të kemi investime ne edukim dije e trajnime të ndryshme. “Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë që të kemi investime të jashtme dhe të brendshme si bazamente për të pasur një shtet më të zhvilluar ekonomikisht”, tha Musliu.

Ndryshe kompania Turke “Guirish “nga Turqia ka bërë investimin me “Ndërtimin e Parkut Energjetik “KITKA” – me kapacitet 32.4 MGW ku vlera e deritanishme arrin shumën prej 50 milionë Euro që ka bërë të mundur vendosjen e nëntë turbinave me kapacitet 3.6 MGW/ njësi.

Këto turbina janë prodhuar nga kompania prestigjioze General Electric nga SHBA – Dega në Gjermani. Kapaciteti vjetor i këtyre turbinave është 100 milionë KW në orë, ndërsa Qeveria ka siguruar tarifën mbështetëse për 12 vitet e ardhshme, çmimi shitës do të jetë 0.85 cent/KW orë, duke u mundësuar që të punojnë 20 punëtorë me kontrata të rregullta. Ndërtimi ka filluar në vitin 2008 dhe janë kryer punimet kryesisht nga kompanitë vendore qe ka bërë të mundur të jenë të angazhuar rreth 200 punëtorë gjatë procesit të ndërtimit me një kosto financiare rreth 10.000.000 euro. Ky projekt do të vazhdojë të zgjerohet edhe në komuna të tjera në qoftë se do të ketë mbështetje institucionale vendore edhe ndërkombëtare.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  20.05.2018