Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, rriten shpresat për t’u furnizuar me gaz rus

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e quajti furnizimin me gaz nga Rusia të rëndësishëm jo vetëm për shtetin bullgar, por edhe për të gjithë Bashkimin Europian.

Bullgaria pret që mundësia për furnizimin me gaz nga Rusia përmes Detit të Zi do të rishqyrtohet, deklaroi Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në një takim javën e kaluar me Kryeministrin Dmitri Medvedev. Ai e cilësoi të gjithë procesin e furnizimeve me energji të rëndësishëm si për Sofjen edhe për të gjithë BE-në. Z. Radev tha më tej se Rusia ka qenë gjithmonë partneri strategjik i Bullgarisë në sektorin e energjisë, si furnizues i gazit natyror, i naftës si edhe një prej ndihmësve kryesorë në modernizimin e kapaciteteve të energjisë bërthamore të këtij vendi. Takimi i javës shihet si një hap përpara në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy vendeve, duke kujtuar këtu se më 1 dhjetor të vitit 2014, gjatë vizitës në Anakara, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të braktiste projektin e gazsjellësit “South Streanm”, i cili do të vendosej përgjatë Detit të Zi në Bullgari me qëllim furnizimin me gaz në vendet e Europës Jugore dhe Qendrore.

Revista Monitor,  30.05.2018