Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump rrit ndjeshëm metalet e çmuara

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar samitin historik me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e akuzuar këtë vend për “zemërim të madh dhe armiqësi të hapur”.

Samiti, që do të kishte shënuar takimin e parë ballë për ballë, mes një presidenti amerikan dhe një lideri të Koresë së Veriut, ishte vendosur të zhvillohej më 12 qershor në Singapor.

“Fatkeqësisht, duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të zhvillojmë takimin e planifikuar për një kohë të gjatë”, shkruan Trump në një letër drejtuar Kim Jong Un, që u publikua nga Shtëpia e Bardhë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi tregjet amerikane dhe ato europiane ranë ndjeshëm, ndërsa ari fitoi terren, pasi u preferua nga investitorët për tu mbrojtur ndaj rënies së aksioneve.

Pjesa më e madhe e letrës ishte shkruar me terma dukshëm miqësorë, duke përfshirë edhe vlerësimin për lirimin e tre të burgosurve amerikanë, që mbaheshin në Korenë e Veriut. Por, nuk mungojnë edhe kërcënimet.

“Ju po flisni për aftësitë tuaja bërthamore. Por, tonat janë aq masive dhe aq të fuqishme, saqë ti lutemi Zotit, që nuk do të përdoren kurrë”, shkruan Trump.

Ky lajm erdhi pak orë pasi Korea e Veriut njoftoi se çmontoi pajisjet në një vend ku kryheshin teste bërthamore.

Të martën, Korea e Veriut u përball me vërejtjet e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, i cili tha se vendi komunist mund të përfundojë si Libia, nëse nuk nënshkruan marrëveshje bërthamore me Uashingtonin.

Scan Tv,  25.05.2018