Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten aktivet e sektorit publik prej fuqizimit të arit

Aktivet e investitorëve të sektorit publik janë rritur me 2.5 trilionë dollarë, apo 7.3% në vitin 2017, në një total prej 36.2 trilionë dollarë. Kjo është rritja më e shpejtë në 5 vite, nxitur nga kthimet e mëdha  në tregjet e kapitalit dhe rritja e çmimit të arit.

Forumi i Institucioneve Monetare dhe Financiare në Britani, gjurmon aktivet e 750 investitorëve institucional, përfshirë bankat qendrore, fondet e pasurive sovrane dhe fondet e pensioneve publike, e i rendit këto nga përmasa në raportin e quajtur Investitori Publik Global.

Në raportin e këtij viti, organizata theksoi se 20% e rritjes prej 2.5 trilionë dollarë u përqendrua në 4 institucione; Banka qe manaxhon fondet e pasurisë sovrane në Norvegji (Norges Bank), Banka Qendrore e Kinës, Banka Kombëtare e Zvicrës dhe Fondi i Pensioneve i Qeverisë Japoneze.

Banka e Kinës zuri përsëri pozicionin e parë, me një rritje prej 3.231 trilionë dollarë të aktiveve. Në total, aktivet e fondeve të pensioneve u rritën me 8.1% apo 1.1 trilionë, bankave qendrore me 7.8% apo 959 miliardë dhe aktivet e fondeve të pasurive sovrane me 397 miliardë dollarë.

Sipas raportit, aktivet janë rritur prej vazhdimit të rimëkëmbjes së ekonomisë globale, kryesisht në ekonomitë e zhvilluara dhe Europa ka patur rritjen më të madhe nxitur nga rezervat e bankave qendrore.

Rritja e çmimit të arit ka bërë që bankat qendrore në të gjithë botën të shtojnë 371 tonë ar në vitin 2017, duke i çuar zotërimet totale në 31,800 tonë, që është niveli më i lartë që prej viteve 90.

Fuqizimi i tregjeve të kapitalit ka sjellë gjithashtu mbështetje, ndërkohë që ky aktiv ka zënë rreth 40% të portofolit të fondeve të pensioneve dhe të pasurive sovrane.

Scan Tv,  24.05.2018