Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rikthehet interesi për impiante hidroenergjitike në Librazhd

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka regjistruar një tjetër aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël. Kësaj radhe, kërkesa vjen nga shoqëria “Bajrami N”, e cila si objekt të veprimtarisë së saj shënon: servis automjetesh, shitblerje automjetesh, transport udhëtarësh dhe tregtim në fusha të ngjashme.

Shoqëria me kapital 264 milionë lekë dhe seli në qarkun e Elbasanit, kërkon të ndërtojë një HEC në këtë qark, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Qershive, degë e lumit Gostimë. Ky tregues gjeografik dhe emri i hidrocentralit “Bukaniku”, e pozicionin projektin pranë Njësisë Administrative Polis, në Bashkinë e Librazhdit.

Pranë kësaj zone ndodhet edhe një tjetër hidrocentral, si ai i Polisit, ndërkohë që në Librazhd, deri në vitin 2015 numëroheshin rreth 95 leje për HEC-e.

Kapaciteti i instaluar prej 2 MW, e klasifikon këtë projekt të propozuar jo si objekt koncesioni, çka nënkupton se procedurat janë më të shpejta.

Scan Tv,  23.05.2018