Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Industria minerare Shqipëri-Kosovë, një hap përpara

Shqipëria dhe Kosova kanë bërë një hap para në sektorin e industrisë minerare duke organizuar konferencën e parë ndërkombëtare për minierat dhe mineralet. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Fatmir Limaj, Zv.kryeministër, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë-Enis Aliko, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Murat Rreshka, Edmond Goskolli si dhe Ramiz Balla.

Në fokus të saj ishte edhe prezantimi i situatës aktuale në industrinë minerare të Kosovës si dhe prezantimi i mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerale të dy vendeve.

Ndërkohë, Minxhozi propozoi edhe krijimin e një komisionin të përbashkët për hartimin e projekteve për mineralet e brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një mundësi të mirë për krijimin e vendeve të punës.

“Kjo do të ishte një mundësi e mirë që Kosova të kthehet në një zonë të rëndësishme minerare dhe do të krijoheshin mijëra vende pune”, u shpreh ai.

Ndërsa, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore vuri theksin te domosdoshmëria e kryerjes së studimeve dhe punimeve për të siguruar sasinë e rezervave, rrugët teknologjike të përshtatshme si dhe futjen në qarkullim e mineraleve të rinj.

Në konferencë morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të kompanive të mëdha nga vende të ndryshme të botës, si: Kanadaja, Amerika, Gjermani. Franca, Italia, Polonia, Turqia, Zvicra, Mali i Zi etj. Dita e dytë e konferencës u realizua në terren në minierën e Trepçës St. Terg, Muzeun e Kristaleve dhe në minierën e KEK-ut.

Scan Tv,  22.05.2018