Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Emerohet nr 2 i TAP ne Shqiperi

Sic kemi informuar vazhdimisht, menaxhimi i larte i TAP ne Shqiperi ka pesuar ndryshime te shumta kete periudhe.

Mbas nderrimeve te shumta te Drejtorit Vendor, mesohet se ka dhene doreheqjen dhe nje nga drejtuesit kryesor te projektit ne Shqiperi.

Nderkohe, lajmi pozitiv eshte qe ne fillim te majit eshte emeruar Asset Manager per seksionin shqiptar. Z. Izet Loloçi, i cili mbante detyren e Country Manager te BP ne Shqiperi, eshte emeruar ne detyren me te rendesishme teknike te TAP ne Shqiperi.

Asset Manager do te jete pergjegjes per te gjithe mbarevajtjen teknike te projektit dhe si rrjedhoje ne praktike do te jete nr 2 i TAP ne Shqiperi.

Duke njohur ekspertizen e larte teknike te Z. Loloçi ne sektorin hidrokarbur, i urojme atij pune te mbare dhe suksese te metejshme.

energjia.al, 04.05.2018