Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Vazhdojne shtremberimet e tregut te karburanteve

Dihet prej kohesh qe tregu i karburanteve ne Shqiperi ka deformime te theksuara, te cilat fatkeqesisht vazhdojne akoma. Megjithese cilesia vleresohet se eshte permiresuar ndjeshem, numri i stacioneve te shitjes me pakice eshte ne permasa teresisht te ekzagjeruara. Konkretisht, mendohet qe ne Shqiperi te operojne rreth 1,400 pika karburanti, nga 300 qe vleresohet se eshte numri optimal per nevojat e vendit.

Nderkohe, kohet e fundit po shikohet nje fenomen shqetesues lidhur me cmimin e shitjes me pakice te diezelit 10 ppm. Ne Shqiperi ka pika karburanti qe tregtojne diezel 10 pm me nje cmim prej 171 lek/liter, nderkohe qe ka dhe disa pika karburanti qe e tregojne me 157 lek/liter.

Megjithese ne pamje te pare duket nje fenomen normal ne nje treg konkurrues, fakti shqetesues lidhur me cmimin aktual nderkombetar te naftes, i cili se bashku me taksat e aplikuara ne vendin tone, arrin ne nje kosto prej rreth 150 lek/liter. Duke aplikuar marzhin bruto te tregtimit me shumice, gjykojme qe ne asnje menyre te mundshme, cmimi i shitjes me pakice nuk mund te jete poshte 165 lek/liter, per te siguruar je vazhdimesi normale te ketij biznesi.

Edhe pse eshte ne favor te konsumatorit final, konkludojme se nje cmim anomalisht i ulet duhet verifikuar nga organet shteterore qe kontrollojne cilesine dhe sasine e karburanteve, nderkohe qe edhe organet tatimore e doganore duhet te kontrollojne perputhshmerine fiskale te ketij sektori.

energjia.al, 03.05.2018