Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ankimohet koncesioni i HEC Veleshicë ende pa u mbyllur

Në muajin shkurt 2018 Ministria për Energjinë dhe Infrastrukturën hapi një procedurë koncesioni për një hidrocentral që do të ndërtohet në përroin e Veleshicës i pozicionuar diku mes Kukësit dhe Dibrës pranë fshatit Radomirë. Sipas procedurave ofertat duhet të ishin dorëzuar fiks një muaj më pas në datë 9 mars. Por sipas sistemit të APP procedura vijon të mbetet e hapur ndërkohë që pranë Komsionit të Prokurimit Publik është dorëzuar një ankimim. Procedura e ankimuar është “Dhenie me koncension te hidrocentralit Veleshice me vendodhje segmenti ujor te pellut ujembledhes te lumit te Veleshices nga kuota 834 m deri ne kuoten 450m” me palë ankimuese kompaninë Kupa.

Referuar buletineve të fundit, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë nuk ka njoftuar shpalljen e fituesit të koncesionit që llogarit një vlerë investimi rreth 5.4 milionë euro duke nënkuptuar se procedura është ende në fazë vlerësimi. Ky është i pari koncesion i ankimuar gjatë këtij viti pranë Komsionit. Kjo nuk është hera e parë që koncesionet për hidrocentralet përfundojnë pranë Komisionit të prokurimit Publik. Vitin e kaluar u ankimuan të paktën dy të tillë ku i pari ishte ai për hidrocentralin Gur ii Bardhë dhe i dyti për hidrocetralin Bushtrica.

Koncesioni për hidrocentralin Veleshicë do të jetë i formës BOOT që nënkupton ndërtimin operimin dhe më pas transferimin si asset publik tek shteti shqiptar. Kjo është forma më tipike që është respektuar për koncesionet e hidrocentraleve në vend ndërkohë që qeveria ka lakuar një formë të re BOO duke nënkuptuar që të zgjatet koha që hidrocentrali qëndron në menaxhim të privatit pasi asetet kanë kosto të larta mirëmbajtjeje pas 35 vitesh sikundër specifikojnë kontratat.

Në procedurën e prokurimit për koncesionin e HEC Veleshicë Ministria për Infrastrukurën dhe Energjinë kishte vendosur si kriter kyç fuqinë e instaluar si dhe ndikimin ekonlogjik dhe social me nga 22 pikë ndëkrohë që vlera e fee koncesionare është e dyta me 20 pikë.

Tashmë që ankimimi është në dorën e KPP sipas ligjit ky insitucion mund të vendosë për pezullim të procedurave deri në marrjen e një vendimi ose të lejojë vijimin e tyre normal deri në marrjen e një vendimi.

Revista Monitor, 24.04.2018