Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Me “Kosovën e Re” pritet shtrenjtimi i energjisë

GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se do të ketë rritje prej 44 përqind. Energjia elektrike që do të faturohet si pasojë e termocentralit “Kosova e Re” do të jetë 93.9 euro për MWh, ose një rritje prej 44 përqind krahasuar me çmimin aktual.

Blend Hyseni nga instituti GAP, gjatë  prezantimit të raportit “Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike”, tha se me një investim prej 1.3 milion euro, tarifa e energjisë elektrike me shumicë do të rritet për 86 përqind, krahasuar me vitin aktual.

Sipas tij, aktualisht çmimi me shumicë është rreth 31.3 euro, derisa duke marrë parasysh termocentralin A dhe B dhe burimet tjera alternative, ky çmim do të arrijë diku minimum 61.4 ose një rritje akumulative rreth 86 përqind.

Hyseni tha se rreth 50 mijë familje do të paguajnë rreth 18 përqind të të ardhurave të tyre mujore në faturat e energjisë elektrike. Derisa shprehi shqetësime për pasojat që do të ketë shtrenjtimi i rrymës.

Zëri,  17.04.2018