Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC edhe në Kukës, tjetër aplikim në MIE

Interesi i investitorëve për shfrytëzimin e pasurive hidrike të vendit po vijon të rritet. Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është depozituar një tjetër aplikim për ndërtimin e një HEC-i me kapacitet të vogël prodhues në qarkun e Kukësit.

Shoqëria “Afrimi K” sh.p.k, e cila operon në sektorin e përpunimit dhe transportit të mineraleve po planifikon të ndërtojë një HEC në pellgun ujëmbledhës të përroit të Leshnicës, degë e lumit Drin.

Ndërkohë, kapaciteti prodhues i hidrocentralit “Thanza 2” është parashikuar të jetë 2 MW.

Scan TV,  29.03.2018