Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Central me gaz në Korçë, prezantohet projekti

Një termocentral me gaz me fuqi 500 MW për prodhim energjie dhe ngrohje pritet të ndërtohet në qytetin e Korçës.  Projekti u prezantua sot gjatë tryezës së organizuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania IVICOM GmbH. Vlera e investimit për ndërtimin e këtij centrali në periferi të qytetit parashikohet të jetë 500 milionë euro.

Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ky investim është propozuar që të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim nga Buxheti i Shtetit.

Ai shtoi më tej e ardhja e gazit natyror në Shqipëri përmes gazsjellësit TAP krijon një mundësi për një burim të sigurt të prodhimit të energjisë.

“Korça paraqitet si vendi ku mund të ndërtohet centrali me gaz për ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurt dhe efikas të prodhimit të energjisë, të shkëputur nga kushtet e pasigurta hidrologjike, dhe për këtë arsye ai mund të shërbejë në rritjen e sigurisë së furnizimit”, tha Gjiknuri.

Po ashtu, përveç rritjes ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, sipas studimit, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

Scan Tv,  29.03.2018