Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kryeministri lajmëron listimin e OSHEE në bursë

Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar strategjinë e re të energjisë deri me 2030, lajmëroi se e ardhmja e kompanisë është listimi në Bursë. Rama la të kuptojë se OSHEE do të listohet në Bursën Shqiptare dhe shqiptarët do të bëhen aksionerët e saj.

“Shpresoj që deri në fund të këtij viti të jemi gati që tu ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionere  me qëllim që vitin e ardhshëm kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok”, tha Kryeministri. Ai gjithashtu  lajmëroi se në pak vite do të ketë një liberalizim 100% të tregut të energjisë.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri tha me tej se, humbjet e energjisë elektrike janë reduktuar nga 45.04% që ishin në 2013 në 26.41% në fund të vitit 2017. Rritëm ndjeshëm nivelin e arkëtimeve nga 38.6 miliard lekë në 2013 në 64.1 miliard lekë në fund të vitit 2017.

I konsideruar si një ndër pikat më të dobëta, vetëm në sektorin e shpërndarjes është arritur të investohen 160 milion Euro në gjithë Shqipërinë gjatë këtyre viteve, teksa u ndërtuan rreth 400 Megavat kapacitete të reja gjeneruese të energjisë elektrike në fushën e HEC-eve të vegjël dhe kaskadës shumë të rëndësishme të Devollit me HEC-in e Banjës, tashmë të vendosur në operim që prej më shumë se një viti dhe HEC-in e Moglicës që është në fazën finale të ndërtimit, shtoi me tej Gjiknuri.

Gjiknuri tha se strategjia e Energjisë ka përcaktuar targetet energjetike të vendit për të bërë ë mundur integrimin europian të Shqipërisë në të gjithë infrastrukturën energjetike. Arritja e objektivave të mëposhtme do të jetë një domosdoshmëri për Qeverine, agjensitë e specializuara dhe kompanite energjetike:

Humbjeve teknike dhe jo-teknike të shpërndarjes së energjisë elektrike nga 26.4% në vitin 2017 do të arrojnë në 10% në vitin 2030, nivel ky i krahasur me të gjitha vendet europiane;

Do të vazhdojë rritja e arkëtimeve të energjisë elektrike nga 90% në vitin 2018 në 98% në vitin 2030.

Deri në vitin 2030 burimeve primare të energjisë kundrejt furnizimit total me burime primare të energjisë do të shtohen me nivelin 52.5% .

Shkalla e hapjes së tregut të energjisë elektrike të arrijë 100% në vitin 2025 duke ndërtuar njëkohësisht një skemë të thjeshte dhe të zbatueshme në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve familjarë me të ardhura të ulta, tha Ministri

Ekonomia dhe shoqëria shqiptare të arrijë një nivel kursimi të energjisë kundrejt konsumit total me 15% në vitin 2030;

Targeti i energjive të rinovueshme kundrejt konsumit total të arrijë në nivelin 42% në vitin 2030.

Penetrimi i gazit natyror kundrejt furnizimit total me burime primare të energjisë të arrijë në nivelin 20% në vitin 2030.

Revista Monitor,  27.03.2018