Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjidhen organet e reja drejtuese te Dhomes Amerikane

Dhoma Amerikane organizoi diten e djeshme Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë. I ftuar nderi ishte Ambasadori Amerikan, Z Donald Lu, i cili përçoi mesazhe bashkëpunimi të ngushtë midis Ambasadës dhe Dhomës në vijim.

Në mbledhje u votua për zgjedhjet për Zëvendëspresident, Përgjegjës për Thesarin dhe Sekretar, si dhe për një Anëtar Bordi. Kështu për pozicionin e Zëvendëspresidentit fitues ishte Z. Radmilo Vlacic nga Philip Morris; për Përgjegjës për Thesarin fituese ishte Znj. Juela Isaj nga DDB Albania; dhe për pozicionin e Sekretarit fitues ishte Z. Michael Walker nga Hilton Garden Inn. Për pozicionin vakant të një Anëtari Bordi fitues ishte Z. Dael Dervishi nga Optima Legal & Financial. Anëtarët e rinj i bashkëngjiten 3 anëtarëve të Bordit aktual të zgjedhur nga Asambleja vitin e shkuar, Z. Mark Crawford, Z. Enio Jaço dhe Z. Brandt. W. Hoffman.

Me vendim të Bordit të Dhomës dhe më pas me miratim në Asamble, Dhoma Amerikane ka bërë disa ndryshime në Statut, të cilat ulin numrin e Anëtarëve të Bordit të Dhomës nga 11 anëtarë në 7 anëtarë, si dhe ulin numrin e mandateve për çdo Anëtar Bordi dhe të kompanive që ata përfaqësojnë nga tre në dy mandate të njëpasnjëshme.

Theksohet se Drejtoresha e re e Dhomes Amerikane eshte Znj. Enida Bezhani.

energjia.al, 22.03.2018