Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ayen vë në punë HEC-in e katërt më të madh në vend

Paralel me investimet e Stakraft në HEC-et e lumit Devoll, me Banjën dhe Moglicën, në Veri të vendit, kompania turke Ayen Energy ndërtoi dhe vuri në punë vitin e kaluar HEC Fangun me kapacitet 74,6 MW.

Ky është HEC-i me kapacitetin më të madh të prodhimit i vënë në punë nga një kompani private, duke tejkaluar edhe kapacitetin e HEC-eve të Banjës dhe Ashtës. HEC-i i Fangut për nga kapaciteti i prodhimit renditet i katërti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët janë në pronësi shtetërore.

Ky është HEC i dytë në vend i ndërtuar nga kompania turke Ayen pas atij të Peshqeshit me kapacitet 23 MW, i cili nisi prodhimin pak vite më parë. Në vitin 2017, Ayen ishte prodhuesi më i madh privat i energjisë me kapacitet të instaluar 102.5 MW.

Ayen As Energy nisi aktivitetin në vendin tonë në vitin 2012 për realizimin e projekteve të HEC-eve me koncesion në lumin e Fanit në Veri të vendit me HEC-et Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangu, të cilët gjithsej kanë kapacitet të instaluar gjithsej 109.71 MW.

Projekti i HEC-eve në lumin Fan ka krijuar një digë mes shkëmbinjve dhe 12 kilometra tunel energjie si investime për HEC-in e Peshqeshit. Ndërsa HEC-i Ura e Fanit dhe Fangu kanë 75.71 MW, së bashku, trupi i digës ka 92 metra lartësi dhe uji kalon në 10 kilometra tunel. Energjia e prodhuar nga këto HEC-e zë 7.8% të nevojave në konsumin e energjisë elektrike në vend.

Entit Rregullator të Energjisë në korrik të vitit të kaluar miratoi modifikimin e licencës së shoqërisë “Ayen As Energy”. Shoqëria AYEN  u licencua në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike në HEC-et Gojan, Gjegjan, Peshqesh dhe Fangu me fuqi totale të instaluar 110.54 MW, me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE.

Numri i hidrocentraleve që prodhojnë energji vitin e kaluar arriti në 152, nga 146 që ishin më 2016, duke përshirë edhe HEC-et në pronësi të KESH dhe ato të zotëruara nga privatët.

Këtë vit pritet të mbyllen punimet në HEC-in e Moglicës në Devoll, i cili do të ketë kapacitet të instaluar prej 172 MW dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 GWh. Teksa HEC-i i Banjës ka  kapacitet vetëm 70 MW, sipas burimeve zyrtare të kompanisë.

 

HEC-et me mëdha në vend sipas kapacitetit
1 Hec “Koman”  me fuqi  600 MW
2 Hec “Fierze” me fuqi  500 MW
3 Hec “V. Dejes” me fuqi  250 MW
4 Hec”Fangu”me fuqi 74.6   MW;,
5 Hec “Banje” me fuqi 73 MW
6 Hec “Ashta”  me fuqi   48,2 MW
7 Hec”Gjorice” me fuqi 4.18 MW (+h/c ne prodhim)
8 Hec”Peshqesh”me fuqi 27,94 MW;,
9 Hec “Ulez” me fuqi  25,2 MW
10 Hec “Shkopet” me fuqi   24 MW
11 Hec “Bistrica 1” me fuqi  22,5MW
12 Hec Prella me fuqi 14.97 MW
13 Hec “Sllabinje” me fuqi   13,8 MW
14 Hec”Llapaj” me fuqi 13,62 MW
15 Hec”Bele 2″me fuqi 11 MW ;
16 Hec”Lengarice” me fuqi 8.94 MW
17 Hec “Rapuni 3,4”  me fuqi   8.857 MW
18 Hec “Rapuni 1,2”  me fuqi  4 dhe 4.1 MW
19 Hec”Lura 1” me fuqi 6,54 MW
20 Hec “Dardhe”  me fuqi   5,8 MW
21 Hec”Topojan 2″ me fuqi 5,8 MW,
22 Hec”Lura 3” me fuqi 5,66 MW
23 Hec”Malla” me fuqi 5,455 MW
24 Hec “Bistrica 2” me fuqi  5 MW
25 Hec”Bele 1″me fuqi 5 MW ;
26 Hec”Orgjost i Ri” me fuqi 4,8 MW
27 Hec”Lura 2” me fuqi 4,02 MW

 

Revista Monitor,  21.03.2018