Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa ka shpenzuar sektori privat me gjeneratorët

Bizneset në Kosovë vazhdojnë të përballen me shumë sfida, ku ndër kryesoret është mosfurnizimi me energji elektrike.

Sipas një hulumtimi të bërë ndër vite nga ana e Odës Ekonomike të Kosovës në top listën e barrierave të të bërit biznes ka qenë energjia elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.

Përveç kësaj, kostot e larta të këtyre tarifave, si mosndarjes së çmimit për konsum familjar dhe industri, mosndarjes së çmimit të energjisë elektrike në atë sezonal, mosimplementimi i tarifës ditë-natë, problemi i maksigrafit dhe ndërprerjet e shpeshta që e kanë dëmtuar spërmarrjet në Kosovë, e kanë detyruar këtë sektor të kërkojë mjete alternative për furnizim me energji elektrike.

Por kjo nuk ka kaluar pa kosto për bizneset vendore. Sipas Odës Ekonomike kjo ka një kosto shumë të lartë, sidomos për sektorin prodhues, ku e bën të pamundur të jetë konkurrues me vendet e rajonit e më gjerë.

“Kur që në start prodhimi vendor është 13% më i shtrenjtë se ai që vjen nga konkurrenca”, thuhet në reagimin e OEK.

Por sa është kjo kosto?

Bazuar në informacionet e ATK-së në Kosovë janë aktive afër 80,000 ndërmarrje dhe nëqoftëse kostoja e një gjeneratori për prodhim të energjisë elektrike varion nga 300 – 30,000 euro dhe pothuajse të gjitha këto kompani posedojnë një gjenerator të tillë.

“Si nevojë urgjente kalkulimet tregojnë se sektori privat në Kosovë gjatë këtyre viteve ka shpenzuar më tepër se 580 milion euro për blerje duke mos kalkuluar shpenzimet e derivateve të naftës”.

Sipas OEK nëse institucionet vendore do të kishën bërë më shumë për përmirësimin e këtij problemi, situata ekonomike dhe sociale në Kosovë do ishte më e favorshme.

“Sikur institucionet vendore të kishin bërë më tepër në zgjidhjen e këtij problemi dhe këto mjete të dedikuara dhe shpenzuara për blerjen e gjeneratorëve të ishin investuar në punësim, standardizim, certifikim, licencim, menaxhim të kualitetit dhe në brendim të produkteve dhe shërbimeve “Made in Kosova” me siguri realiteti ekonomik dhe social në Kosovë do të ishte shumë më i favorshëm”.

Scan Tv,  07.03.2018