Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz kalon në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

VENDIM Nr. 108, datë 23.2.2018

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 848, DATË 7.12.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË “ALBGAZ” SHA DHE PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT PUBLIK, QË PËRFAQËSON SHTETIN SI PRONAR TË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE “ALBPETROL” SHA DHE “ALBGAZ” SHA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 36, pikat 2 e 5; 50, pikat 2 e 4, 57 e 80, të ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pika 3, e vendimin nr. 848, datë 7.12.2016, të Këshillit të Ministrave, riformulohet, si më poshtë: “3. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Albgaz” sh.a., është ministria përgjegjëse për infrastrukturën.”.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe shoqëria “Albgaz” sh.a. për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

energjia.al  06.03.2018