Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Qeveria miraton Master Planin e gazit

Qeveria miratoi dje Master Planin e gazit te Shqiperise, duke i hapur rruge fillimit te investimeve te rendesishme per ndertimin e infrastruktures se gazit ne Shqiperi.

Se bashku me planin e identifikimit te projekteve prioritare, investitoret shqiptare dhe ato te huaj kane te gjithe kuadrin strategjik dhe rregullator per te bashkepunuar me kompanine publike Albgaz, ne menyre qe Shqiperia te kompletoje “energy mix” te vendit tone.

Me financimin e sukseshem te WBIF-ja (Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor), konsulenti COWI-IPF ne bashkepunim me zyrtaret e Ministrise se Energjise dhe industrise, pergatiti dokumentet e meposhtme:

a) Masterplani i infrastrukturës së gazit për Shqipërinë, për të cilin është lëshuar deklarata mjedisore nr.1520/1prot., datë 27.3.2017, nga Ministria e Mjedisit;

b) Shqyrtimi institucional dhe raporti i vlerësimit organizativ dhe institucional;

c) Vlerësimi i kërkesës dhe burimeve të furnizimit me gaz natyror;

ç) Studimi për tarifat.

Gjithashtu, vendimi i Keshillit te Ministrave i kerkon Ministrise se Infrastrukturës dhe Energjisë qe, brenda muajit shtator 2018, të përgatitë dhe të paraqesë për shqyrtim e miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit materialin “Masterplani i gazit natyror për Shqipërinë dhe identifikimi i projekteve prioritare në fushën e gazit natyror”.

energjia.al, 15.02.2018