Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vau i Dejës mbyll shkarkimet nga portat anësore

Hidrocentrali i Vau Dejës ka mbyllur shkarkimet nga portat anësore, duke lënë gjithçka në duar vetëm të prodhimit të energjisë, ku po punohet me kapacitet të plotë.

Kjo është arritur pas një takimi që prefekti i Shkodres Çesk Millja ka zhvilluar me drejtues të këtij HEC-i, i cili prej disa ditësh ka shkarkuar 500 deri në 800 meter/kub në sekond.

Mbyllja e shkarkimeve ka ulur ndjeshëm edhe siperfaqen e përmbytur në Anë të Malit, e cila këtë të martë është vetëm 80 hektarë tokë bujqësore nën ujë. Ne zonat e tjera të nën Shkodrës nuk paraqiten probleme, ndërsa ajo që mbetet problematike është dëbora dhe ngricat në zonat malore.

Thethi dhe në tërësi zona e Dukagjinit është e izoluar ku rruga nga Qafa e Thores deri në brendësi të fshatit është e pakalueshme për cdo lloj mjeti, ndërsa në pjesën tjetër nga Mali i Shoshit ka rrëshqitje dherash e gurësh që kanë krijuar vështirësi.

Energji elektrike vijon të mungojë në pjesën më të madhe të fshatrave të Dukagjinit për shkak të dëmtimeve që prej javësh janë prezente në këtë zonë, si një linjat elektrike, ashtu edhe me problemet e krijuara në hidrocentralin e Nderlysaj. Në bashkinë Malësi e Madhe aksi Tamarë-Vermosh, në vendin e quajtur Qafa Bardelecit ka 20 cm dëborë dhe është i kalueshëm më zinxhir.

Edhe në Pukë dëbora vijon të bjerë ku trashësia e saj në qytet është 3 cm, ndërsa në njësi administrative i ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale janë të kalueshme.

Në aksin rrugorë Pukë-Fushë Arrëz dhe anasjelltas, është e domosdoshme kriposja më shumë e rrugës, pasi në disa pika është e rreshqitshme. Edhe në bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet e njëjtë, reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme.

Aktualisht nuk ka rrugë të bllokuar, ndërkohë që një fadrome vazhdon të punoj për të mos lejuar bllokimin e segmenteve rrugore.

Ora News,  14.02.2018