Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Shqiperia i merr Greqise 3 blloqe nafte

Sic eshte publikuar nga Top Channel, marrëveshja e re e detit midis Shqiperise dhe Greqise parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.

Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare.

Top Channel informon qe pala greke thotë se me mënyrën e re të matjes dhe pikat referuese të vendosura nga Bushati dhe Kotzias në Kretë, Shqiperia rivendos sovranitetin në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen e 2009.

Mes dy vendeve do të ripërcaktohet zona ekskluzive ekonomike. Shqipëria do ta zgjerojë atë në drejtim të perëndimit drejt kuadrateve “Joni 1” dhe “Joni 2”, të cilat në bazë të marrëveshjes së 2009 i merrte Greqia.

Sipas Top Channel, studimet gjeologjike të kryera që në vitet 1960 prej gjeologëve rusë dhe shqiptarë, por edhe kërkimet e kryera në vitet 2013- 2015 prej kompanive norvegjeze, konfirmojnë se atje gjendet naftë dhe gaz, si vazhdim i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Vlore.

Ajo qe vlen per t’u theksuar gjithashtu eshte se pervec blloqeve te naftes Joni 1 dhe Joni 2, Shqiperia tashme do te mund te vendose ne eficense te plote dhe bllokun e naftes Joni 5. Megjithese ky bllok ka qene ne administrim te shtetit shqiptar, ai nuk eshte kerkuar nga kompani te medha nafte edhe per shkak se nuk ka pasur nje marreveshje finale per permasat e tij midis dy shteteve.

Duke pasur tashme jo nje por tre blloqe nafte ne det, ashtu si Greqia, edhe Shqiperia do te mund te terheqe kompani te medha per eksplorimin e hidrokarbureve ne nje zone me potencial serioz naftembajtjeje.

energjia.al, 12.02.2018