Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KKT jep 11 leje për HEC-e të reja

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (KKT) ka marrë disa vendime të reja lidhur me lejet e reja për ndërtimin e HEC-eve, shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i HEC-et, antenave për kompanitë telefonike, Objekt polifunksional, karburante, Komplekse për projektin e gazsjellësit etj. Këto vendimi do japin dritën jeshile jo vetëm për projekte të reja por edhe shumë vende të reja pune.

Vendimet e Agjencisë së Planifikimit të Territorit:

Për miratimin e ndryshimit të tretë në Planin Kombëtar Sektorial për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për miratimin e ndryshimit të tretë të Lejes Zhvillimore Komplekse për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i impjantit 110 kV i Nënstacionit Laç 2 dhe Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV, Laç 1 – Laç 2”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i nënstacionit të Komanit 400 kv”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i Hec Moglicës, Bashkia Maliq”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Devoll Hydropoëer” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Jetoni”, në përroin e Tuçepit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Mireshi”, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 5 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Vodafone Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 7 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin “Eyes of Tirana”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “New Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Arben Xhaferri dhe subjekt ndërtues “Shushica” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt polifunksional Berat Trade, Bashkia Berat”, me subjekt zhvillues “Berat Trade” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hyrja Qendrore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT).

​Leje për shtyrjen e afatit dhe miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, Rruga e Durrësit”, me zhvillues Arba Merkoçi dhe subjekt ndërtues shoqërinë “2T” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Pikë shitje me pakicë të karburanteve dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në rrugën nacionale Tiranë-Durrës, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.

Shqiptarja.com  16.12.2017