Miratohet marrëveshja midis Peninne dhe Albpetrol për bllokun e Velçës
VENDIM
Nr. 685, datë 22.11.2017
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME NDARJE PRODHIMI, PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË TOKË, NË SHQIPËRI, BLLOKU I VELÇËS, NDËRMJET “ALBPETROL” SHA DHE “PENNINE PETROLEUM CORPORATION”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku i Velçës, ndërmjet Albpetrol sh.a. dhe “Pennine Petroleum Corporation”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI Edi Rama
Marrëveshjen e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu