Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, komuna blen shtrenjtë naftën

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se për furnizim me karburante nga viti 2015 Komuna e Leposaviqit ka pasur dy kontrata që kanë mbuluar periudhën deri në tetor të vitit 2016. Sipas këtyre kontratave, çmimi i karburanteve ka qenë 1.27 euro për litër, përkatësisht 1.15 euro për litër. Ndërsa më 03.10.2016 Komuna ka nënshkruar kontratën-kornizë për një vit me çmimin 1.13 euro për litër për të gjitha llojet e karburanteve, shkruan sot, gazeta Zeri.

Gjatë vitit që lamë pas përmes tenderit publik Komuna e Leposaviqit një litër naftë e kishte blerë për 1.27 euro, ndonëse çmimi i naftës në treg ka qenë më pak se një euro.

Shumë shkelje të mëdha ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Komunën e Leposaviqit për vitin 2016. ZKA-ja ka gjetur se për furnizim me karburante nga viti 2015 Komuna e Leposaviqit ka pasur dy kontrata, të cilat kanë mbuluar periudhën deri në tetor të vitit 2016. Sipas këtyre kontratave, çmimi i karburanteve ka qenë 1.27 euro për litër, përkatësisht 1.15 euro për litër.

Ndërsa më 03.10.2016 Komuna ka nënshkruar kontratën-kornizë për një vit me çmimin 1.13 euro për litër për të gjitha llojet e karburanteve. Aty më tutje thuhet se në kontratë, në Nenin 4.3, thuhet se duhet të merret parasysh edhe ndryshimi i çmimeve sipas berzës. Megjithëkëtë nga Komuna nuk është ofruar dëshmi që është përcjellë ndryshimi i çmimeve.

Sipas Auditorit, mosrespektimi i kushteve të kontratës mund të ndikojë që të paguhet vlera më e lartë sesa është përcaktuar me kushtet e kontratës apo çmimit të tregut.

Gazeta Zëri,  28.08.2017