Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhet sistemi i ndriçimit në tumat e Kamenicës

Vidhet sistemi i ndriçimit dhe vaditjes në monumentin e tumave të Kamenicë në Korçë një vendvarrim arkeologjik me vlera të rralla.

Tuma e Kamenicës,njihet ndryshe si një nga asetet më të mëdha kulturore jo vetëm në juglindje, por edhe në mbarë Shqipërinë.

Njoftimi për vjedhjen e sistemit  të ndriçimit dhe vaditjes është bërë nga Drejtori Rajonal i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki.

Sipas tij, vjedhjet janë bërë nga banorët e zonës.

Demet janë të  konsiderueshme, sakaq një  tjetër problem është edhe largimi i vizitorëve.

“E trishtueshme është fakti që herë pas herës, sistematikisht, në këtë objekt kemi dëmtime nga banorë të kohës ose nga vetë qytetarët. Pra herë pas here këtu vidhet, ta them me plot gojën që këtu vidhen elementët kryesorë, pra, tubat të cilat çojnë ujin te tuma, i cili është mjaftë i nevojshëm për mirëmbajtjen e tumës. Vidhen element të tjerë të ndriçimit, të pekolave të drurit, apo edhe element të tjerë të cila janë në shërbim të infrastrukturës që ka tuma për mikpritjen e turistëve”, shprehet Gjergji Koki.

Tuma e Kamenicës e cila ndodhet jo me shume se 10 km larg nga qyteti i Korçës mbetët një aset turistik mjaft I frekuentuar.

Shqiptarja.com  14.07.2017