Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akademikët serbë: Apel për përfshirjen në TAP

Përfshirja e Serbisë në projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të siguronte diversifikim të burimeve njerëzore për vendin. Kështu shprehet profesori Jonathan Stern, një kërkues i njohur i “Oxford Institute for Energy Studies”, për Trend.az.

Ndërsa në lidhje me përfshirjen në gazsjellësin Turkish Stream, profesori tha se një gjë e tillë nuk do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve.

“Pyetja do të ishte: A ka Serbia financat mjaftueshme që të krijojë lidhje me Turkish Stream 2 ose me TAP? Përgjigjja ime do të ishte Jo, sepse tregu serb nuk është mjaftueshëm i madh për të krijuar lidhje të tilla”, tha Stern. “Kjo do të thotë se Serbia duhet të shpresojë që gazsjellësi të afrohet me territorin e saj pa ndonjë kontribut financiar”.

Ndërsa sa i përket mundësisë që gazi rus të kalojë përmes TAP, eksperti tha se kjo do të varet nga : nëse do të ndërtohet Turkish Stream 2 si dhe që gazi që do të transportohet të pranohet nga autoritetet europiane; nga ana tjetër që transporti përmes TAP-it të kishte kosto më të ulët sesa ndërtimi i gazsjellësit ITGI (Interkonjeksionit Turqi–Greqi–Itali).

Revista Monitor,  28.05.2017