Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata ndalon punimet për HEC-in e Poçemit

Gjykata Administrative i dha të drejtë sot banorëve në luginën e Vjosës pasi dha një vendim që ndalon punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit. Gjykata i nxori të pavlefshme aktet administrative si dhe kontratën koncesionare të lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë KOVLU ENERGJI për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Ankesa ishte bërë nga 38 banorëve të fshatit Kutë të Mallakastrës, e mbështetur nga tre organizma mjedisore, EcoAlbania, EuroNatur e regjistruar në Gjermani dhe Riverwatch, e regjistruar në Austri. Ata pretenduan se procedurat e ndjekura në dhënien e kontratës koncesionare, përfshirë procesin e konsultimit publik ishin në shkelje të ligjeve shqiptare si dhe legjislacionin e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit.

Revista Monitor,  03.05.2017