Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2016, AKBN kërkoi revokimin e 39 lejeve minerare

Sektori minerar përqendroi vëmendjen gjatë vitit të kaluar tek lobimi për lehtësi fiskale e përqendruar tek renta minerare. Por qeveria e cila justifikoi këtë kërkesë me zgjerimin e sektorit minerar në vend por edhe me kushtet e vështira që imponuan çmimet e lëndëve të para në tregjet globale, i ka vënë një vëmendje të veçantë edhe kontrollit të aktivitetit të operatorëve të tregut.

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës raportoi se në total u mbikëqyrën 625 objekte për të cilat u mbajtën edhe akt konstatimet e nevojshme. Sipas të dhënave në terren nga ana e inspektorëve të AKBN është propozuar pezullimi i aktivitetit për 33 subjekte, janë marrë masa administrative ndaj 12 të tjerave, ndërkohë që për 39 raste është kërkuar revokim i lejes minerare.

Ajo që vihet re nga monitorimi i dosjeve për secilin subjekt nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës është indiferenca e subjekteve për të dorëzuar informacion mbi aktivitetin e tyre. Për këtë është propozuar masë administrative ndaj 192 subjekteve që nuk kanë dhënë në kohë informacionin e nevojshëm.

Një ndër problemet e këtij sektori janë minierat e mbyllura të cilat në disa raste sipas konstatimeve të AKBN paraqesin rrezikshmëri.

Scan Tv,  03.03.2017