Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dalja e Britanisë nga Euratom rrezikon furnizimin

Vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian po përbën rrezik edhe në industrinë e energjisë bërthamore prej 66 mijë punonjësish, duke kërcënuar ndërprerjen e furnizimit përmes kufijve ndërkombëtarë. Qeveria planifikon gjithashtu të dalë prej organizatës së hulumtimit dhe sigurisë bërthamore të kontinentit.

Zyrtarët e industrisë thonë se dalja nga Komuniteti Europian i Energjisë Atomike, apo Euratom do të bëjë që Britania të shpenzojë kohë për të replikuar rregullat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për të tregtuar materiale radioaktive me vende të tjera.

Zyrtarët thonë se gjëja më sfiduese do të jetë garantimi që furnizimi do të vazhdojë dhe se ndryshimi i sistemeve të Britanisë do të ndikojë në shumë marrëveshje bilaterale të furnizimit me energji bërthamore. Anëtarësia në Euratom ka ndihmuar Britaninë që të bëhet një lider në këtë industri dhe një pjesëmarrës kryesor në projektet e hulumtimit  bërthamor të BE-së.

Duke dalë nga Euratom, do të bëjë që industria të gjejë mënyra të reja për të bërë biznes. Sipas Shoqatës së Industrisë Bërthamore në Britani, janë 65 791 persona që punojnë në këtë industri në vend. Funksioni kryesor i Euratom është që të krijojë siguri për karburantin bërthamor, në mënyrë që të mos përdoret për të ndërtuar armë, një funksion që Britania do ta humbasë ndërsa del nga organizata.

Centralet e Energjisë bërthamore duhet të pajisen me certifikatë që të blejnë lëndët në tregun e hapur. Shoqata e Industrisë Bërthamore e Britanisë dhe Shoqata Bërthamore Botërore me seli në Londër kanë paralajmëruar për daljen nga Euratom, pasi do të vendosë shumë vende pune dhe miliarda paund investime nën rrezik.

Scan Tv,  09.02.2017