Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Janar, kërcen inflacioni nga gazi dhe ngricat

Inflacioni në janar arriti nivelin më të lartë të kohëve të fundit me rreth 2.8% nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky nivel kaq i lartë i dedikohet kryesisht rritjes së çmimeve që erdhi për shkak të motit tjetër të ftohtë që bëri gjatë muajit janar, ku vendi u përfshi i gjithi nga reshjet e dëborës. Ndikim pati edhe rritja e çmimit të gazit për shkak të vendosjes së akcizës 8 lekë për litër.

Instituti i Statistikave bëri të ditur se rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me + 2,33 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +1,17 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar secili me nga + 0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar secili me nga +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar secili me nga + 0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin janar 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,8 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “Argëtim e kulturë” me 3,1 %, “Transport” me 2,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,9 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 24,8%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,8%, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 6,6%, “qumësht, djath e vezë” me 4,9%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 1,8%, pasuar nga nëngrupi “mish” me 0,5%.

Ndryshimi mujor i indeksit është + 1,5%. Krahasuar me muajin dhjetor 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me -1,0%.

Revista Monitor,  09.02.2017