Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST parashikon humbjet në transmetim pë 2017

Operator i Sistemit të Transmetimit ka llogaritur se humbjet në rrjetin e tij gjatë vitit 2017 parashikohet të kapin një nivel prej 160 milionë kwh.

Duke e cilësuar këtë si një shpenzim që duhet mbuluar, OST planifikon që të kryejë edhe blerjet e nevojshme. “Kjo sasi energjie do të blihet me bazë tregu dhe bazuar në të dhënat e bursës hungareze është konsideruar  çmimi mesatar vjetor  prej 50 euro /megavatorë. Fondi që kërkohet për blerjen e kësaj sasie energjie është rreth 8 milionë euro ose rreth 1.1 miliardë lekë” thuhet në një dokument të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Mes të tjerave në të njëjtin dokument sillen në vëmendje shpenzimet në rritje të Operatorit sa i përket huave që duhet të paguhet. Gjatë viteve të fundit OST është angazhuar në kredi afatgjata për të financuar projekte madhore për zgjerimin dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike.

Kjo gjë ka rritur detyrimet për interes dhe principal që duhen shlyer gjatë vitit 2017 të cilat vlerësohen në 3.4 miliardë lekë. Kjo duket se është edhe arsyeja pse Transmetimi kërkoi një rritje të tarifës me rreth 1 lekë por që nuk u mor parasysh nga ana e Entit Rregullator të Energjisë.

Scan TV,  06.02.2017