Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC parashikon që kërkesa për naftë të rritet ne vitin 2021, por nën nivelet e 2019-ës

Kërkesa globale për naftë do të rritet me një rekord prej 7 milion fuçi në ditë në vitin 2021 ndërsa ekonomia globale rimëkëmbet nga kriza e koronavirusit, por do të mbetet nën nivelet e 2019, tha OPEC në raportin e saj mujor.

Ky është raporti i parë në të cilin OPEC vlerësoi tregjet e naftës për vitin e ardhshëm. Raporti nuk përfshin në parashikim rreziqe të mundshme në vitin 2021, të tilla si tensionet tregtare SHBA-Kinë, nivele të larta borxhi apo edhe një valë të dytë të infeksionit në botë.

“Raporti supozon që COVID-19 do të përmbahet, veçanërisht në ekonomitë kryesore, duke lejuar rimëkëmbjen në konsumin dhe investimet private, të mbështetur nga masat stimuluese masive të ndërmarra për të luftuar pandeminë,” tha OPEC.

Çmimet e naftës ranë këtë vit pasi kërkesa globale ra me një të tretën kur qeveritë vendosën masat kufizuese për të ndaluar përhapjen e virusit.

OPEC tha që në vitin 2020 kërkesa për naftë do të bjerë me 8.95 milion fuçi në ditë (bpd), pak më pak sesa raportoi muajin e kaluar.

Në majin e këtij viti, OPEC dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia ranë dakord për shkurtimin e prodhimit të naftës me afro 10 milionë fuçi në ditë, ose me 1/10 e kërkesës globale, për të ndihmuar në ngritjen e çmimeve të naftës.

Reuters,

Monitor,  15.07.2020