Urdhri i Trumpit do t’i përmbysë vendimet e ish-presidentit Barack Obama i cili ndaloi ndërtimin e të dy projekteve, transmeton Express.

Në nëntor të vitit 2015, Obama hodhi poshtë ndërtimin e naftësjellësit “Keystone XL”.

Një vit më vonë, inxhinierët e  Korpusit të Ushtrisë Amerikane, nuk dhanë leje për ndërtimin e naftësjellësit “Dakota Access” në vlerë 3.8 miliardë dollarë, pas disa muajsh protesta në Dakotan Veriore.

Po ashtu, ky urdhër do të jetë një goditje e fortë ndaj aktivistëve, të njohur si “mbrojtës të ujit”, të cilët për muaj të tërë kanë mbajtur protesta duke e bllokuar ndërtimin e naftësjellësit.

Gazeta Shqip,  25.01.2017