Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hetimi për CEZ: Kalaj, lidhje me Berishën

Ka munguar për të dytën herën dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ. Kryetari i Komisionit Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë ta sjellë me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare duke qenë se rezulton jashtë vendit. Debatet për përfshirjen e Kalaj në këtë çështje janë zhvilluar mes Ballës dhe ish ministrit Bode i cili ka kërkuar të mos nxirren përfundime para kohe.

Nuel Kalaj i cilësuar si “sekseri” i shitjes së OSSH tek CEZ nuk i është përgjigjur për të dytën herë kërkesës për të dëshmuar në komisonin hetimor të ngritur për këtë çështje.

Kryetari i Komisionit, Taulant Balla, në mbledhjen e radhës tha se dëshmitari kyç i kësaj çështje ndodhet jashtë vendit.

Deputeti ka depozituar disa emaile të Nuel Kalaj në komunikimet e tij me drejtues të kompanisë çeke CEZ në Shqipëri dhe Pragë në vitet 2008, 2009 dhe 2010.

Ndërsa për ish-Ministrin, Ridvan Bode, këto biseda nuk provojnë asgjë duke i kërkuar kryetarit Balla të mos dalë në përfundime të parakohëshme.

Balla: Kemi dhe konfirmimin këtu që do të jetë për Komisionin. Nga ky moment ne i kërkojmë policisë së shtetit të bëhet sjellja me forcë e këtij dëshmitari shumë të rëndësishëm. Depozitoj disa emaile që ky dëshmitar i quajtur Nuel Kalaj ka komunikim me drejtues të ÇEZ në Shqipëri dhe në Pragë.

Bode: Nëse kemi kompetencë dhe të drejtë të kërkojmë të vinë këtu ata që i kanë dhënë paratë këtij. Pse të marrim me mend ne që ky Noeli ja paska marrë Hashekut paratë për këtë qëllim dhe u vendos kjo punë sepse kemi gjetur një email etj. Janë personat, të vinë këtu dhe të deponojnë.

Komisioni Hetimor do të përsërisë kërkesën për policinë e shtetit për të sjellë në komision me forcë dëshmitarin Kalaj.

Më herët ky Komision ka admnistruar llogaritë bankare të shtetasit Kalaj nga një bankë e nivelit të dytë, për transferta bankare disa miliona euro.

Ndërsa janë kërkuar edhe informacione shtesë.

Ora News,  16.01.2017