Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol përgënjeshtron deklaratat e Sali Berishës rreth ankandit të naftës

Kompania Albpetrol, në një sqarim të bërë në rrjetin social facebook, përgënjeshtron deklaratat e ish-deputetit Sali Berisha. Më poshtë sqarimi i plotë:

 

Një sqarim i detyruar për shkak të disa shpifjeve të përhapura në media nga ish-deputeti Sali Berisha përmes “qytetarëve të tij dixhitalë”:

Ankandi i shitjes së naftës bruto i zhvilluar nga Albpetrol sh.a është një proces publik i hapur, i cili zhvillohet sipas procedurave të nxjerra nga vetë qeveria e kryesuar nga Sali Berisha në Urdhrin Nr. 83, datë 10.02.2012 të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës;
Ankandi me procedurë të hapur lejon këdo që ka interes të marrë pjesë në garë;

Kohëzgjatja e ankandit është 300 ditë nga data e lidhjes të kontratës. Në këtë ankand janë ofruar vetëm

• Sasia që ndodhet gjendje tani
• Sasia që do të prodhohet nga vetë Albpetrol deri në datën e mbylljes të kontratës
• Detyrimet që do krijohet për 10 + 1 muajt e ardhshëm, nga zbatimi i marrëveshjeve hidrokarbure

Pra, sasitë për të cilat bën fjalë postimi i z. Berisha nuk janë përfshirë fare në ankand. Për këto sasi:
Sasia prej 31,000 ton e cilësuar nga z. Berisha në postimin e tij, nuk ka të bëjë aspak me gjykimin në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, por është një sasi e kontabilizuar edhe në Bilancin Kontabël të Albpetrol
Sasia prej 15,100 ton është sasia e detyrimeve që kontraktori Anio Oil & Gas i ka Albpetrol-it për llogari të PPE&PPA, deri më datë 31.12.2019.
Pavarësisht se nuk janë përfshirë në Ankandin e radhës, këto janë detyrime, të cilat Albpetrol do t’ia mbledhë kontraktorëve përkatëse në të ardhmen.

Nafta bruto është një produkt që shitet me çmim variabël në funksion të çmimeve të tregjeve ndërkombëtare. Indeksi i çmimit të naftës bruto ndryshon çdo ditë, dhe për këtë arsye nafta bruto kuotohet me një koeficient konvertimi në përqindje të çmimit, në varësi të cilësive të naftës bruto që shitet.

Në këtë rast, çmimi i naftës brut në bursë ka rënë në nivelet minimale historike në 18 vitet e fundit, por kjo nuk është në dorën e Albpetrol.

Shpallja e ankandit në këtë periudhë është një domosdoshmëri për të shitur naftën bruto të prodhuar sepse kapacitetet magazinuese janë të kufizuara, dhe nuk janë pa mbarim.

energjia.al 10.04.2020