Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet hetimi ndaj CEZ, mungon dëshmitari

Komisioni Hetimor për marrëveshjen me CEZ-in i kërkon Kuvendit të Shqipërisë shtyrjen e afateve të hetimit pasi në datën 20 janar përfundon edhe koha kur ky komision duhet të dorëzonte raportin përfundimtar.

Kryetari i komisionit Taulant Balla kërkoi rithirrjen e dëshmitarit “kyç” sipas tij, Nue Kalaj apo Nuel Kalaja, pasi sipas policisë ai rezulton me dy emra.

Ky i fundit thuhet se ka kryer transaksione të dyshimta në vlerën e disa miliona eurosh, në mesin e qershorit të vitit 2009.

Mbledhja e komisionit vijoi punën me dyer të mbyllura për të mësuar se cili do të jetë përfaqësuesi i bankës tregtare nga ku dyshohet se janë kryer edhe transaksionet financiare, ndërsa TV SCAN mëson se bëhet fjalë për një shumë afro 3.6 milionë euro.

Scan TV,  11.01.2017