Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Video, arritjet e TAP në 2016

Në një video ilustruese, TAP ka përmbledhur të gjithë progresin e bërë në 2016, një vit tepër i suksesshëm për gazsjellësin Trans-Adriatik.

Që nga ceremonia e nisjes së punimeve në Selanik më 17 maj, e deri sot ku kompania rikujton një vit të mbushur me punë e sukses.

Video më poshtë përmbledh momente të rëndësishme nga progresi i madh që TAP ka bërë në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Fillimi i punimeve në Shqipëri, transporti i tubave në Greqi, transportimi dhe mbërritja e tubave në portet e Brindisit dhe Durrësit, ndërtimi i rrugëve dhe urave në Shqipërinë e jugut, momente nga puna e shtrimit dhe montimit të tubacioneve, trajtimi i pemëve të ullirit në Itali, investimi në fusha sociale dhe mjedisore në komunitetet e të treja shteteve janë  të gjitha momente që pasqyrohen në videon e mëposhtme.

Ju ftojmë ta ndiqni.

energjia.al  24.12.2016

TAP’s Progress in 2016 from Trans Adriatic Pipeline on Vimeo.