Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP rrit me 7% importet e 10-mujorit

Të nxitura nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP, importet panë një rritje vjetore me 7 për qind gjatë 10 mujorit.

Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se dy grupet e importeve që lidhen me projektin , ‘”Materialet e ndërtimit” dhe “Makineri- pajisjet” u rriten me mbi 12 për qind në krahasim me një vit më parë duke shënuar kështu rritjen më të lartë se të gjitha grupmallrat e tjera.

Importi i materialeve të ndërtimit shënoi një vlerë 63 miliardë lekë për 10 mujorin nga 55.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje gati 13 për qind. Kjo rritje erdhi për shkak te hyrjes në vendin tonë të tubave që do t’i shërbejnë gazsjellësit TAP.

Po më këto ritme u rriten edhe importet e makinerive dhe pajisjeve të cilat shënuan 104.8 miliardë lekë ose 13.8 për qind më shumë se një vit më parë.  Edhe grup mallrash lidhet me investimet në gazsjellës dhe në hidrocentrale.

Importet u rriten edhe për grupin e ushqimeve dhe pijeve alkoolike me 3.4 për qind këtë vit. Kjo për shkak të volumeve më të larta të importit të disa pijeve sidomos birrës.

Rritje të madhe këtë vit kanë pasur edhe importet e veshjeve dhe këpucëve, me 17 për qind.  Gjatë dhjetë muajve u importuan 65 miliardë lekë veshje dhe këpucë nga 55.4 miliardë lekë një vit më parë.

Rritje dyshifrore pa edhe importi i lëkurëve dhe artikujve të lëkurës, një pjesë së e cilës i dedikohet industrisë së fasonit, e cila për të njëjtën periudhë ka pësuar një rritje dyshifrore.

I vetmi zë më rënie në shihet të jenë mineralet, energjia dhe lënda djegëse me 17. Kjo ulje i dedikohet importeve me të pakta të energjisë elektrike si rezultat i një viti të mbarë reshjesh, çka ka ulur kërkesën për blerje nga jashtë.

Revista Monitor,  02.12.2016