Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, 60 kompani nafte të pajisura me kasë

Pas kundërshtimeve të vazhdueshme të kompanive të naftës për t’u pajisur me kasa fiskale, tashmë nuk shitësit e “arit të zi” kanë pranuar të fiskalizohen. Përfaqësues të Shoqatës së Naftës thanë se pas uljes së çmimit të kasave fiskale është larguar monopoli në treg.

Ndërsa, zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës thanë se pas vizitave dhe aktiviteteve të shtuara të inspektorëve tatimorë në terren vërehet interesim i të gjitha bizneseve, sidomos i atyre që si aktivitet kryesor kanë shitjen me pakicë të derivateve që t’i instalojnë sistemet fiskale.

Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK-së tha për “Zërin” se numri i bizneseve të fiskalizuara ka arritur mbi 60 biznese, ku nëpër njësitë apo pikat e tyre janë të instaluara rreth 240 sisteme fiskale.

“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), hapjen e njësive të reja, si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve (ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme)”, tha ajo.

Gazeta Zëri,  23.11.2016