Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, nafta e pakontrolluar

Në Raportin e Progresit për Kosovën të publikuar para disa ditëve, hapësirë i është dhënë edhe kontrollit të naftës dhe cilësisë së saj.

“Veprime urgjente duhen të ndërmerren në fushën e standardeve të ndotjes dhe kontrollit të ndotjes nga transporti, duke përforcuar legjislacionin në kontrollin teknike të makinave, kualitetin e naftës, si dhe në substancat shteruese të ozonit dhe gazrave të flourit”, thuhet në raport.

Këtë raport e mbështet Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Sipas, kryetarit të kësaj shoqate, Fadil Berjani, një kërkesë për kontrollim të cilësisë së naftës e kanë bërë tash e tre vjet. Ai thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka arritur as me dy për qind ta bëjë kontrollimin e naftës.

Gazeta Tribuna,  22.11.2016