Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ura mbi HEC Banjë, më e bukura në Shqipëri

Ura e re mbi HEC Banjë është cilësuar aktualisht si ura më e bukur në Shqipëri. Ajo është ndërtuar mbi përroin e Kaçivelit dhe është e dyta në shkallë vendi për nga gjatësia (520 m e gjatë).

Ura është 56 m e lartë dhe rrethohet nga një peizazh i mrekullueshëm ku kombinohen bluja e ujit me gjelbërimin përreth.

Kjo urë është pjesë e aksit të ri rrugor 15.3 km të gjatë që lidh Gramshin me pjesën tjetër të Shqipërisë.  Kjo rrugë kalon anës pasqyrës së rezervuarit të hidrocentralit duke qëndruar gjithmonë mbi kuotën maksimale të liqenit prej 176.50 m.

Në total në këtë aks rrugor u ndërtuan  13 ura dhe veç urës së Kaçivelit, mjaft të bukura janë edhe ura e lumit Holtës – gjatësia 300 m dhe ura në afërsi të fshatit Drizë- gjatësia 190 m.

Disa site të njohura botërore, kryesisht ata që merren me bukuritë natyrore të globit e kanë cilësuar atë si “Hangzhou Bay Cross-Sea Bridge”, urën më të gjatë në botë që ngrihet mbi Detin e Kuq dhe që lidh qytetin Çingdao me provincën lindore Shandong.

Ura të tjera të bukura në Shqipëri është edhe “Ura e Miqësisë” në Lezhe, ura e hekurudhës në Bushtricë Prrenjas etj.

Infoelbasani,  14.10.2016