Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërtuesit e HEC-eve deri në 2 MW të kenë 20% të vlerës

Të gjithë ata që do të duan të ndërtojnë një hidrocentral të ri me një kapacitet deri në 2 megavat që nuk është objekt koncensioni do të duhet të paraqesin dokumenta shtesë.

Në ndryshimet që i janë bërë vendimit “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncensioni” saktësohet se aplikuesi duhet të ketë të paktën 20- për qind të vlerës së invesitmit të përgjithshëm.

Kjo duhet që të plotësohet me dokumenta bankare të tërhequra jo më parë se 5 ditë nga data e aplikimit. Një kërkesë e tillë duhet se vjen edhe si garanci që një vepër energjetike që merr miratim nuk do të mbetet zvarrë ashtu siç ka ndodhur në precedentë të mëparshëm.

Po kështu është saktësuar më tej se mospagesa e detyrimeve të energjisë përbën shkak direkt për refuzimin e aplikimit.

“Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimimi në gjykatë, apo mungesa e lidhjes së kontratës për furnizim me energji elektrike të aplikuesit me furnizuesin publik për çdo ambient ku subjekti ushtron aktivitetin e tij, përbën shkak për refuzimin e aplikimit”, thuhet në vendim.

Një ndër pikat që ka marrë saktësim ka qenë ajo lidhur me insitucionet e përfshira në vlerësim në rastet e aplikimit dhe kjo lidhet me kushtet mjedisore ku kërkohet të ndërtohet hidrocentrali si dhe sasia ujore që kërkohet që të shfrytëzohet. Nëse ndonjëra nga këto nuk përmbushet sërish përbën shkak për refuzim.

Scan Tv,  14.10.2016