Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton kushtet për liçencat e gazit

Të gjithë ata që do të duan një licencë për të ushtruar aktivitet në sektorin e gazit do të duhet të përmbushin një seri kushtesh kurse afatet do të varen nga lloji i aktivitetit.

Licencat më afatgjatë janë ato 30 vjeçare por ka edhe kufizime. Specifikimet i ka bërë Enti Rregullator i Energjisë në rregulloren “Për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin transferimin dhe heqjen e licencave në sektorin e gazit natyror”.

“Kohëzgjatja e vlefshmërisë së një Licence të lëshuar sipas kësaj Rregulloreje për transmetim, shpërndarje, depozitim dhe GNL prej ERE në përputhje me nenin 4 të kësaj Rregulloreje do të jetë për një periudhë prej 30 vitesh.

Kohëzgjatja e vlefshmërisë të një Licence për furnizim dhe tregtim operimi në hapësirat e gazit natyror, funksionimin e operatorit të tregut të gazit natyror, do të jetë për një periudhë prej 10 vitesh” thuhet në nenin 5 të kësaj rregulloreje lidhur me afatin.

E njëjta parashikon edhe dokumentacionin që duhet të plotësohet nga ana e atyre që janë të interesuar për të përfituar një licencë të kësaj natyre. Transferimi apo modifikimi i licencës gjithashtu është i mundur duke ju referuar rregullave të përcaktuara nga Enti ndërkohë që saktësohet që çdo kërkesë analizohet dhe më pas jepet një vendim.

Në rregulloren e fundit përcaktohet edhe mënyra sesi do të funksionojë Regjistri i Licencave. Ky i fundit do të rifreskohet pas çdo licence të dhënë dhe do të jetë i aksesueshëm online për të siguruar transparencë mbi operatorët që ushtrojnë aktivitet në një sektor kaq të rëndësishëm sa gazi.

Në regjistër do të shënohen detaje të tilla si numri i licencës, lloji i aktivitetit, adresa e zyrës qendrore të të licencuarit, kohezgjatja e licencës si dhe rastet e mosrepektimit të vendimeve të Ere për tarifat.

Scan TV,  10.10.2016